Botë

Rihapen kishat, parqet, muzetë në Gjermani/ Çfarë do të ndodhë me udhëtimet në Evropë?

01.05.2020 09:38

Gjermania ka vendosur të zgjerojë lehtësimin e masave shtrënguese Covid-19 në vend....

Gjermania ka vendosur të zgjerojë lehtësimin e masave shtrënguese Covid-19 në vend.
 
Kështu do të lejohet që parqet e lojërave, kopshtet zoologjike, muzetë dhe kishat të rihapen, por me kusht ruajtjen e kufizimeve nga personat që do t’i vizitojnë.
 
“Restorantet dhe ambientet e kujdesit ditor nuk janë shqyrtuar për hapje në këto momente”, tha kancelarja Angela Merkel.
 
Më tej, Merkel shtoi:
 
“Çështja nëse mund të udhëtoni në Evropë nuk është në rendin e ditës. Ne kemi arritur shumë gjatë javëve të fundit, por për sa kohë që nuk ka vaksinë apo trajtim, është e domosdoshme të jemi të kujdesshëm.”/Top Channel