Maqedoni
VENDIMET NGA SEANCA E 48-TË E QEVERISË
01.05.2020 11:14

Në seancën e 48-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, rishikoi dhe miratoi informacionin rreth paketës së masave në sferën e arsimit , në lidhje me zbatimin e procesit arsimor në kushte të krizës COVID-19, me propozimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH).
Masa e parë, i referohet mësimdhënies në shkollat fillore dhe të mesme, e cila, deri më 10 qershor 2020, përcaktohet të organizohet përmes mësimit në distancë, ( mësimit nga shtëpia,) duke aplikuar mjete të komunikimit elektronik.
Zbatimi i kësaj mase, përcaktohet në Dekret me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për arsimin fillor gjatë gjendjes së jashtëzakonshme dhe Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për arsimin e mesëm gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, në pjesën e organizimit të mësimit në distance (nga shtëpia) deri në fund të vitit shkollor, pra deri më 10 qershor 2020.
Masa e dytë, propozon të shtyhet regjistrimi i nxënësve në klasën e parë në arsimin fillor dhe përcakton, që regjistrimi i fëmijëve në klasën e parë në shkollën fillore, për vitin shkollor 2020/2021, do të realizohet në qershor dhe shkolla do të shënojë nxënësit e regjistruar, në tabelën e buletinit shkollor, jo më vonë se 15 korrik 2020.
Detaje të tjera, si dhe mekanizmat me të cilët do të zbatohet kjo masë, do të përcaktohen me vendime ose rregullore në ditët në vijim. Për më tepër, gjatë ditëve në vijim, do të përcaktohet një Draft-Dekret me fuqi ligjore për lirimin e studentëve nga vitet e fundit të vitin akademik 2019/2020, nga marrja e provimit të diplomimit.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës do t'i paraqesë Qeverisë një propozim për ndryshimin e dekretit për zbatimin e mundësisë për regjistrim në institucionet e arsimit të lartë , pa marrë provimin e diplomimit, për studentët nga vitet e fundit , për vitin akademik 2019/2020.
Qeveria udhëzoi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, të paraqesë një Projekt-Dekret për zgjatjen e afateve për vlefshmërinë e programeve të studimit, vlefshmëria e të cilave pushoi në vitin akademik 2019/2020.
Në këtë seancë, Qeveria miratoi një ndryshim në Dekretin për zbatimin e Ligjit për furnizim ushqimor gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, dispozitat e të cilit rregullojnë kohën e zgjatjes së vlefshmërisë së Vendimit për kategorizimin e objekteve hotelierike , të cilat skadojnë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.
