Maqedoni
Shkup, zjarri djeg lokalin te Q.T. “Mavrovasja”
01.05.2020 11:30
Zjarri i cili ka shpërthyer pas mesnatës në afërsi të qendrës Tregtare Mavrovasja....

Zjarri i cili ka shpërthyer pas mesnatës në afërsi të qendrës Tregtare Mavrovasja, ka djegur tërësisht objektin e kafeterisë Fontana.
Sipas të dhënave të para zjarri mësohet të ketë shpërthyer rreth orës 2 pas mesnate. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore të cilët kanë konstatuar djegien e tërësishme të kafeterisë. Flakët e zjarrit kanë shkrumbuar po thuaj tërësisht objektin, ka shpëtuar vetëm korridori mbrapa objektit që nuk është shfrytëzuar nga kafiteria.
Zjarri është lokalizuar nga ana e Njësitit zjarrfikës. Përvec dëmeve të shaktuara materiale nuk ka persona të lënduar e as viktima. Për shkaqet e shpërthimit të zjarrit nga MPB më shumë informata pritet të jepen gjatë ditës.
