Maqedoni

1 maji, Dita Ndërkombëtare e Punës, lidhje online për mbrojtjen e punëtorit

01.05.2020 11:44

Sot është 1 Maji që njihet si Dita Ndërkombëtare e Punës....

Sot është 1 Maji që njihet si Dita Ndërkombëtare e Punës. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.
 
Kjo ditë iu referohet protestave të punëtorëve, për orar të punës 8 orë, për paga mesatare të garantuara, për pajisje mbrojtëse në vendin e punës. Për here të parë në Maqedoninë e veriut kjo ditë do të shënohet online, dhe me kufizime të  të lëvizjes së qytetarëve, me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë  nga Covid 19. Në vend të marshit tradicional  përmes lidhjeve online  kërkesat e sindikatave do të jenë të drejtuara  drejt ruajtjes së vendeve të punës së punëtorëve. Motoja e sivjeme e sindikatës më të madhe në vend, është punëtorë të shëndoshë dhe të sigurtë, me vende të sigurta të punës, rroga dinjitoze dhe mbrojtje sociale.
 
Vendimi I fundit I marrë nga ana e kompetentëve për sot, nesër dhe pasnesër  parashikon ndalesë për qarkullim për të gjithë qytetarët duke filluar nga ora 14:00 e ditës deri në orën 5 të ditës së nesërme, që pamundëson tubimet e qytetarëve në vendet rekreative anembanë vendit për ta shenuar këtë ditë.  Edhe në Shkup ndër vite qytetarët  tradicionalisht 1 majin e kanë shënuar me pjekje të zgarës, dhe dëfrimit  kryesisht në parkun e Sarajit, si dhe te Kanjoni i Matkës.