Maqedoni

Kosovë, dekretimi i Hotit për Kryeministër të ri, Kushtetuesja para caktimit të masës së përkohshme

01.05.2020 12:14

Një ditë pasi presidenti I kosovës Hashim Thaci dekretoi Avdulla Hotin e LDK-së...

Një ditë pasi presidenti I kosovës Hashim Thaci dekretoi Avdulla Hotin e LDK-së për të formuar qeverinë e re, pritet që sot Gjykata Kushtetuese të prononcohet lidhur me kushtetutshmërinë e ketij dekreti të bërë nga presidenti. 
 
Ashtu siç njoftojnë mediat kosovare, Gjykata Kushtetuese pritet që të caktojë masën e përkohshme për dekretin. Paraprakisht u njoftua që gjatë ditës së sotme duhet të mblidhet kuvendi i Kosovës për të votuar qeverinë e re. Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani kishte refuzuar të caktojë seancë, ndërkohë që paralajmëroi mbajtjen e një konference për media brenda ditës.
 
Situata e krijuar politike në Kosovë e cila rezultoi pas votimit të mocionit të mosbesimit nga ana e kuvendit për qeverinë Kurti, ka bërë që qytetarët e Kosovës të vetëorganizuar të fillojnë me protesta. Presidenti Thaçi  pasditën e djeshme dekretoi vendimin për qeverinë e re të LDK-së, pas çka menjëherë Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar opinion ligjor për mandatarin të cilin Thaçi i’a dha LDK-së, për formimin e Qeverisë së re pas mocionit të mosbesimit ku u rrëzua qeveria në krye me Albin Kurtin.