Maqedoni
Ora policore, MPB: 50 persona nuk e respektuan, 42 u arrestuan
01.05.2020 13:16
Ministria e Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit...

Ministria e Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit, 50 persona nuk kanë respektuar orën policore prej të cilëve 42 janë arrestuar
Persnave të tjerë, policia ua ka marrë të dhënat dhe ndaj tyre do të merren masa konkrete sipas ligjit. Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit është marrë vendim për izolimin e 65 personave ndërsa 65 persona të tjerë kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19. Policia ka kryer kontrolle të personave në izolim dhe vetizolim, por nuk janë regjistruar shkelje të masës së izolimit dhe vetizolimit.
