Botë

Covid-19, mbi 3.3 mln të infektuar, mbi 1 ml të shëruar

01.05.2020 13:36

Shkon mbi 3.3 milionë numri të infektuarve në mbarë botën nga COVID-19....

Vendi me numrin më të madh të rasteve vazhdon të jetë  SHBA-ja me 1.093.198 raste. Pas saj radhiten Spanja me 239.639, Italia me 205.463, Britania me 171.253, Franca me 167.178, Gjermania me 163.009, Turqia me 120,204, Rusia me 106.498 dhe Irani me 94.640.
 
Në territorin kryesor të Kinës ku është shfaqur virusi janë regjistruar 82.862 raste. Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën 233.718 njerëz, ndërkohë janë shëruar mbi 1milion e 37  persona të infektuar si dhe vazhdon ende trajtimi për mbi 2 milion raste aktive të infektuar. 
 
FLORIJE BELULI KAMBERI