Botë
Covid 19 virus laboratori? Trump akuzon Kinën, Pekini mohon
01.05.2020 13:47
Teksa shtetet numërojnë shifrat, Presidenti amerikan, Donald Trump...

Teksa shtetet numërojnë shifrat, Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ka parë prova që i japin atij një “shkallë të lartë besimi” se virusi korona doli nga një laborator kinez i virologjisë.
Por ai nuk pranoi të jepte detaje, duke shtuar se nuk i lejohet të flasë për këtë. Trump pretendon se korona mbase është përhapur për shkak të një gabimi në laborator, duke shtuar se Kina nuk ka mundur ta ndalë përhapjen e tij, ose thjeshtë e kanë lënë atë të përhapej. Laboratori në Vuhan të Kinës, të cilit iu referua Trumpi, ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit amerikan madje Kina akuzoi politikanët amerikanë për “gënjeshtra”.Derisa zyrtarët kinezë kanë pranuar se ende nuk ka një përgjigje përfundimtare se nga e kishte origjinën sëmundja, shumica e ekspertëve besojnë se koronavirusi e ka origjinën në një treg të kafshëve të egra në Vuhan.
FLORIJE BELULI KAMBERI
