Maqedoni

Kontesti me Bullgarinë, Osmani: Rregullat e BE-së janë të tilla, por do e zgjidhim

01.05.2020 13:51

Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani...

Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp , iu përgjigj  pyetjes së gazetarëve  në lidhje me kontestin me Bullgarinë.  Osmani beson se së shpejti ky  problem do të zgjidhet edhe.
 
“Ne jemi të vetëdijshëm se rregullat e lojës në BE janë të tilla. Çdo vend mund t’i ndalojë bisedimet. Ne na duhet që t’i ndërrojmë rregullat dhe duhet që të sillemi me mençuri. Marrëveshja e Prespës dhe e Bullgarisë janë korniza të mira për zgjidhje të problemeve. Kështu që do ta zgjidhim edhe këtë kontest me Bullgarinë. Pres që këtë periudhë ta shfrytëzojmë, të bisedojmë dhe do të tentojmë të arrihet kompromis”, tha Osmani.
 
Çështja me Bullgarinë u rihap pasi që këshilltari i jashtëm i presidentit Stevo Pendarovski, Denko Maleski, i cili është edhe ministri i parë i jashtëm i Maqedonisë, në një kolumnë të tijën e më pas  edhe në një intervistë për një televizion bullgar, shprehu disa qëndrime për gjuhën dhe kombin maqedonas, të cilët në opinion u vlerësuan si “pro-bullgare”. Por nga Presidenca , thanë  se qëndrimet e Malevskit, nuk korrespondojnë me mendimet dhe qëndrimet e presidentit Stevo Pendarovski për marrëdhëniet maqedonaso-bullgare, thanë nga Kabineti i Presidentit .