Maqedoni

KE nis hartimin e kornizës negociuse, Osmani: Prezentimi me shumë gjasa më 3 qershor

01.05.2020 14:14

Komisioni Evropian ka marrë dritë jeshile që të hartojë kornizën negociuse për kushtet...

Komisioni Evropian ka marrë dritë jeshile që të hartojë kornizën negociuse për kushtet me të cilat do ta pranojnë Maqedoninë e Veriut në klubin e saj. Sipas zv/kryeministrit për çështje evropiane Bujar Osmani bëhet fjalë për dokument të rëndësishëm me të cilin vendet anëtare përcaktojnë pozicionet e tyre nacionale sa i takon asaj se çfarë presin nga vendi ynë për tu bërë anëtarë i plotë i BE-së. Ai pret që korniza të prezentohet më 3 qershor e cila më pas hap rrugën për mbledhjen e parë ndërqeveritare që njëherit shënon edhe nisjen e negociatave.
 
"Pritjet tona janë se KE do të prezenton  kornizën negociuse diku në 3 qershor bashkë me raportin e progresit për këtë vit dhe pastaj kjo do të kalojë nëpër disa filtra të vendimmarrjes në BE// Në momentin që do të arrihet konsenzusi për tekstin atëherë do të plotësohen kushtet për mbajtjen e mbledhjes së parë ndërqeveritare që presim të mbahet diku në mes të shtatorit dhe dhjetori gjatë presidencës gjermane që është një mundësi e mirë për ne për të shtyrë këtë proces duke pasur parasyshë se Gjermania është një prej mbështetës me më të fuqishëm të zgjërimit edhe të vendit tonë kurse pas Gjermanisë vjen Portugalia dhe Sllovenia dhe pritjet tona janë se grupi i parë, klasteri i fundamenteve do të hapet gjatë presidencës Sllovene në pjesën e dytë të vitit 2021."- tha zv/kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani.
 
Korniza e re, Osmani: Po rikonstruojmë grupet negociuese
 
Osmani tha se po punohet në ristrukturimin e grupeve negocuese që ka imponuar metodologjia e re teksa shtoi se do të shrytëzohen të gjitha kapacitetet e brendshme.
 
"Do t’i shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet që i kemi në institucione, ato çfarë nuk i kemi do t’i shfrytëzojmë nga akadameia nga organizatat joqeveritare, ju e dini që kemi bërë një ftesë publike për interes për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e procesit, e kemi listën e tyre dhe në momentin kur do të të reorganizojmë strukturën do ti ftojmë të gjitë ata që munden dijnë dhe duan të bëhen pjesë e këtij procesi të na bashkangjiten."- tha Osmani.
 
Përgaditja e Korrniza negocuese  e cila përcakton vëllimin, strukturën dhe kushtet e negociatave është  detyrë e vendeve anëtare por sipas Osmanit duhet lobuar për ta bërë atë më të volitshme për vendin tonë sepse nuk është e mundur të ndryshojnë pasi të kalojë të gjitha filtrat e BE-së.
 
NAIM RAMADANI