Kulturë
Përfundon restaurimi i Teatrit Shqiptar, Murtezi: Në fund pjesa formale e dorëzimit
01.05.2020 14:21
Restaurimi i ndërtesës së Teatrit Shqiptar në Shkup që zgjati pesë vjet....

Restaurimi i ndërtesës së Teatrit Shqiptar në Shkup që zgjati pesë vjet, më së fundi mund të quhet i përfunduar. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Teatrit Ylber Murtezi, i cili ka dy muaj që ka marrë këtë post spjegon se, inagurimi i mezipritur i Teatrit të restauruar nuk ndodhi për shkak të kohës së keqe të Pandemisë së virusit Korona. Në pamundësinë e komunikimit direkt të njerëzve procesi i punës së Teatrit ashtu si edhe në shumë Institucione të tjera është pezulluar. Por sidoqoftë pjesa formale e dorëzimit të Tetrit është afër fundit.
"Kam kontaktuar me komisionin përkatës,atë të Transportit dhe Lidhjevedhe ata gargantuan(meqë para një muaji kishin disa vërejtje të eksterierit,d.m.th jashtë objektit), vërejtje që ne I kemi korigjuar. Dhe së bashku me administratën që e kemi këtu poshtë, kemi bërë kërkesën. Besoj se nga fundi i javës që vjen do të marrim përgjigje pozitive."- tha Ylber Murtezi, Drejtor i Teatrit Shqiptar - Shkup.
Ndërkohë me gjithë kufizimet që dikton izolimi i njerëzve në situaten e Pandemisë, drejori i ri i Teatrit ka mundur të krijojë Këshillin Artistik, i cili prej shumë vitesh nuk ka ekzistuar.
"Këshilli Artistik përbëhet prej tetë aktorësh të brëndshëm. Është pa tjetër të jenë të brëndshëm, sepse ata duhet të vendosin se çfarë duhet të punojnë.Këshilli artistik në momentin që vendos se cilat projekte do të aprovohen, ja kalon drejtorit, drejtori tek Bordi drejtues dhe se fundi çohen në Ministrinë e Kulturës."- tha Murtezi.
Hapësirat e Teatrit të restauruar janë vënë në përdorim nga gjysma e e dytë e vitit të kaluar, dhe ansambli i aktorëve ka gati dy shfaqe të përfunduara, premjerat e të cilave akoma nuk janë shfaqur për publikun.
"Publiku do te rikthehet edhe më fuqishëm, sidomos në këto hapësira, sepse kanë qënë të urritur."- tha Murtezi.
Koha e paqarte e zgjatjes se rrezikshmerise se Virusit korona, qe ka pushtuar globin do te jete percaktuese se kur do te rikthehet normaliteti I jetes, si dhe funksionimi i Institucioneve kulturore gjithashtu.
MERITA ÇOÇOLI
