Mediat e huaja dënojnë Sërbinë

15.10.2014 17:32

Mediat më të njohura botërore kanë shpallur Serbinë si fajtore të madhe mbi incidentin e djeshëm, në ndeshjen ndaj Serbisë.......

“Skandaloze’, “E pabesueshme”, ishin fjalët e shkruara nga e përditshmja gjermane, Bild. Edhe mediat angleze kanë rreaguar pothuajse në mënyrë të njëjtë, duke thënë se Serbët përdorën dhunë mbi shqiptarët.

Nga ana tjetër, incidenti në stadiumin e “Partizanit” të Beogradit ku u ushtrua dhunë ndaj kombëtares shqiptare, ka pushtuar mediat edhe tej oqeanit Atlantik. Rrjeti amerikan CNN e ka vendosur lajmin në faqen të parë të ueb faqes.

“Tensionet etnike në Ballkan dhe një incident me dron çuan në braktisjen e ndeshjes ndërkombëtare të futbollit për Europianin Francë 2016 pas përleshjeve të shëmtuara mes lojëtarëve”-raporton CNN, i cili e ka shoqëruar lajmin me një background të gjatë historik që nga sulmet e NATO-s mbi Serbi, që i dhanë fund gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës. Nga ana tjetër, mediat italiane e kanë lidhur lajmin me shfaqjen në fushë edhe të huliganit Ivan Andonov, I cili për ata është I njohur shkaku I incidentit të bërë në Xhenoa para katër vitesh. Koriera Delo Sport, Tutosport dhe Gazetadelosport, të gjithë këto gazeta të njohura, e dënuan incidentin e shkaktuar nga vendasit.