Maqedoni
Kujdes! Prej 1 majit, kush nuk mban maskë, dënohet
01.05.2020 14:40
Nga 1 maji, nis zbatimi i dekretit për mbajtje të detyrueshme të maskës...
Nga 1 maji, nis zbatimi i dekretit për mbajtje të detyrueshme të maskës, shallit apo shamisë për të mbuluar gojën dhe hundën, si masë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Prej sot dënohet çdo qytetar që nuk respekton dekretin I cili detyron cdo qytetar të mbajë pajisje mbrojtëse, maskë, shall ose shami , e të cilat duhet të mbulojë gojën dhe hundën, në të gjitha ambientet e mbyllura publike, në markete, dyqane, banka, zyrat postare, objektet shëndetësore dhe në transportin publik. Mbajtja e maskave mbrojtëse është obligative edhe në hapësirat e të hapura kur nuk ka mundësi të ruhet distanca fizike prej dy metrash.
Në hapësirat e hapura, mund të mos mbani maskë vetëm nëse: nuk keni afër njerëz të tjerë, nëse qëndroni në oborrin ose tarracën e shtëpisë tuaj, nëse dilni me me biçikletë apo vraponi për sport, ose nëse jeni në një veturë me persona me të cilët jetoni në një bashkësi. Qytetarët që nuk mbajnë pajisje për mbrojtje personale, do të dënohet me 20 euro, ndërsa kompanitë që nuk do të respektojnë masat për mbrojtje personale te punonjësit e tyre apo lejojnë hyrjen e personave pa maska, do të denohen deri më 2 000 euro.
Në tre ditët në vazhdim është ndryshuar edhe ndalesa për lëviozje që fillon nga ora 14 deri në orën 5 të mëngjesit të ardhshëm. mbrënda këtij orari, vlejnë edhe fashat orare të kufizimit të lëvizjeve për të moshuarit dhe fëmijët. edhe për mosrepsektimin e këtyre orareve, ka gjoba.
