Maqedoni

Dita ndërkombëtare e punës, KSL: Rreth 6.700 qytetarë pa punë, në rrezik 50 mijë

01.05.2020 15:02

Në ditës ndërkombëtare të punës 1 maj, që këtë vit shënohet pa protesta dhe marshe për drejtat e puntorëve...

Në ditës ndërkombëtare të punës 1 maj, që këtë vit shënohet pa protesta dhe marshe për drejtat e puntorëve për shkak të pandemisë, Konfederata e Sindikateve të Lira u apeloi autoriteteve që të kenë më shumë kujdes për vendet e punës në sektorin privat. Kryetari i KSF-së, Marijan Ristevski tha se beteja tani  nuk është rritja e pagave por ruatja e vendeve të punës dhe shpërlimi i atyre që kanë mbetur pa punë si pasoj e pandemisë. Ne mbledhjen e së enjtes, KSF dhe Qeveria janë dakorduar për subvencionim të ndërmarjeve dhe për punëtorët. 
 
“Diku prej rreth 40 deri më 50 mijë të punësuar në sektorin privat mund të humbasin vendet e tyre të punës. Pavarësisht se zyrtarët fshehin shifrat, gjatë muajit mars kanë mbetur pa punë rreth 6.700 qytetar. Nga ajo që biseduam në mbledhjen me kryeministrin dhe ministrat tjerë në Qeveri shpresojmë se në një nga seancat e ardhshme qeveritare do të miratohet vendim ku të gjithë ata që kanë mbetur pa punë do të marrin subvencione e shtetit, ndërsa nga ana tjetër edhe kompanit do të marrin subvencionet  e tyre të paralajmëruara.”- Marijan Ristevski, kryetar i KSL-së.
 
Shkelja e të drejtave të punëtorëve, Iliazi: Mos nënshkruani asgjë pa u konsultuar
 
Nga Shoqata joqeveritare “Multikultura” nga Tetova e cila ofron ndihëm juridike falas për puntorët që  padrejtësisht kanë mbetur pa punë gjatë kohës së pandemisë, pranojnë se është rritur numri i ankesave. Në të shumtën e rasteve puntorët largohen nga puna, detyrohen të shfrytëzojnë  pushimin vjetor, marrin  paga të përgjysmuara ose nuk u vazhdohet  marrëveshja e punës. 
 
“Ne raste të  këtilla u këshillojmë puntorëve që asesi të mos nënshkruajnë fletë të bardhë ose marrëveshje të ndryshme të dhëna nga punëdhënësitë  pa u konsultuar paraprakisht me këshillues juridik.”- Arlinda Iljazi, OJQ “Multikultura”
 
Shkelja e të drejtave të punëtorëve, KSL: Të ketë “veting” edhe për aksionerët
 
Konfederata e Sindikatave të Lira ndërkohë, nuk ka mëshirë dhe kërkon që te mendohet seriozisht për “veting” në mesin e gjithë aksionerëve.
 
“Po përmendet veting në polici dhe gjykata, mirëpo veting duhet bërë mbi gjitha aksionerëve për të parë se si disa prej tyre u bënë të pasur shumë, me çfarë vetura po voziten dhe si u bën me hacienda të mëdha. Çfarë pronarësh janë ata, çfarë shpikën ata përveç të shfrytëzojnë fuqin puntorëve.”- Marijan Ristevski, kryetar i KSL-së.
 
OJQ “Multilutura, Konfederata e Sindikatave të lira dhe Inspektorati i punës inkuarojnë qytetarët që të denoncojnë çdo rast të shkeljes së të drejtave të puntorëve, pa marrë parasysh nëse është apo jo kohë pandemie.
 
REXHEP QAMILI