Maqedoni

Shëtitjet për një maj, parku i Sarajit dhe Treska plot me njerëz

01.05.2020 15:39

Një orë para orës policore, parku në Saraj kishte ende vizitorë që kishin dalë për të shëtitur në këtë ditë feste....

Një orë para orës policore, parku në Saraj kishte ende vizitorë që kishin dalë për të shëtitur në këtë ditë feste. Edhe pse numri i personave që kanë dalë për të bërë piknik kësaj rradhe është dukshëm më i vogël, megjithatë, turmat e njerëzve nuk mungonin. Qytetarët thonë se kanë dalë të shëtisin si çdo një maj, por kamera e TVM 2 vërejti që në park kishte dhe të moshuar që shëtisnin fëmijë, edhe pse këto dy grupe e kanë të ndaluar të shëtisin bashkë në të njejtat fasha orare.
 
“Për me shëtit me pa çfarë ka, çfarë ska. Do të shkojmë menjëherë, në orën një e gjysëm. Këtu jemi afër. Tash kam dal para dhjetë minutave për të shëtitur me nipin”...
 
“Po për një shëtitje të vogël. Tash edhe pak ora policore dhe prandaj jemi duke u kthyer prapa”...
 
“S’ka 15 minuta që kam dal. Fëmijët me i shëtit dhe të kthehemi kah shtëpia. Orë policore tash s’mundemi të dalim”...
 
“Çdo ditë kështu dal për shëtitje”...
 
“Këtu në Gjoirçe jetojmë dhe ashtu të shëtisim dhe tani do të shkojmë. I respektojmë rekomandimet ja këtu i kemi maskat, nuk grupohemi, ruajmë distancën” ...
 
“Më parë ishteshumë bukur, por tani çfarë të bëjmë tani duhet të mbrohemi të kemi kujdes për shëndetit tonë”, thonë qytetarët.
 
Edhe në Liqenin Treska situata është e njejtë. Njerëzit thonë që kanë dalë vetëm për të bërë një shëtitje të shkurtër dhe do të kthehen në shtëpitë e tyre para orës policore. Ata thonë se respektojnë distancimin social dhe rekomandimet e qeverisë
 
“Dalim përdit ne, këtu afër jetojmë.  I respektojmë sa të mundemi. Kështu në natyrë nuk mbajmël as maska as doreza. Distancë ndërmjet burrit dhe gruas jo, por ndërmjet tjerëve po”...
 
“Dolëm për shëtitje në Saraj dhe u ndalëm këtu në Liqenin e Treskës, jemi për herë të parë këtu. Po definitivisht i respektojmë, me vete kemi doreza dhe maska”, thonë qytetarët .
 
Grupe qytetarësh kishte edhe në Matkë. 
 
"Për 1 Маji ja kështu do të kalojmë duke shetitur pak në natyrë me familjen dhe do të khehemi në shtëpi”...
 
“Ne kemi dalë për një shëtitje të vogël,  ndërsa zgarën e 1 majit e kemi lënë të bëjmë me familjen  në oborr të shtëpisë tonë”, thonë të anketuarit nga TVM 2.
 
Pak çaste para orës policore , kolonat e veturave të cilët ktheheshin nga venedet për piknik , mbushën rrugët.Autoritetet kanë paralajmëruar se pas përfundimit të festës së një majit, do rishikohet mundësia për zbutjen e masave që do të përfshijë edhe  zvogëlimi i kohëzgjatjes së orës policore dhe kthimi i ngadalshëm i jetës në normalitet.
 
ERSAN PAJAZITI