Zjarri në lokalin në Q.T. ”Mavrovësja”, Çulev: Hetimet vazhdojnë, kontrollojmë kamerat
Zjarri që mbrëmë kaploi një local në qendrën tregëtare Mavrovësja në Shkup...

Zjarri që mbrëmë kaploi një local në qendrën tregëtare Mavrovësja në Shkup, e shkatërroi në tërësi objektin por për fat të mirë nuk ka asnjë të lënduar, kjo edhe për faktin që zjarri filloi rreth orës 2 pas mesnate.
E paqartë mbetet shkaku I shpërthimit të zjarrit që ndodhi gjatë orës policore.
Ekspertët e MPB-së dhe krim teknikës kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes por detaje ende nuk ka.
Ministri I brendshëm Naqe Culev, I cili vizitoi stacionet policore në rajonin e Ohrit dhe Strugës, deklaroi s e është ende herët për të dalë me konkluzione dhe se hetimet vazhdojnë.
Sqaroi se MPB po shikon edhe kamerat e sigurisë së lokaleve përeth kafenesë së djegur.
Culev ndërkohë pranon që qytetarët respektojnë orën policore, dhe tha se do ishte mirë që e njejta të mos zgjatet javën e ardhëshme Culev vizitoi edhe hotelin Drin në Strugë që është kthyer në karantinë shtetërore ku qëndrojnë aktualisht 200 shtetas të RMV-së të ardhur kryesisht nga Italia.
