Shqipëri, konfirmohen 9 raste të reja, asnjë viktimë
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shtuar vetëm nëntë të infektuar...

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shtuar vetëm nëntë të infektuar të rinj. Për fat të mirë sot atje nukë shtë shënuar asnjë viktimë
“Janë testuar 245 persona. Në total, numri i të prekurve shkon në 782. Rastet e reja janë shënuar në Tiranë (5) dhe Krujë (4).“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 245 persona të dyshuar me COVID-19 nga veriu në jug dhe vetëm në dy bashki kemi të prekur, ku përkatësisht në Tiranë kemi 5 persona që kanë rezultuar pozitivë prekur dhe në Krujë kemi 4 të prekur. Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 782 qytetarë. Numri i viktimave vijon të jetë i njëjtë, 31, njësoj si i pacientëve në gjendje kritike, 7”, u shpreh Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik Shqipëri.
