Botë

Serbi, opozita kundështon orën policore

01.05.2020 17:48

Protesta për të kundështuar masat mbrojtëse janë mbajtur edhe në Serbi...

Opozita u ul në shkallët e parlamentit pikërisht në momentin kur filloi ora policore. Megjithatë opozita  u bëri thirje qytetarëve të respektojnë ligjine  të rrinë në shtëpi.

Një incident i vogël ndodhi kur gjatë fjalimit të liderit të opozitës një grup të moshuarish, filluan ta ofendojnë.

Kjo shkaktoi një zënkë verbale mes dy grupeve që megjithatë nuk eskaloi në konflikt fizik.

Megjithë orën e ndalesës, policia nuk ndërhyri. Në mbarë Serbinë ka filluar një protestë ”Zhurmë kundër regjimit diktatorial” e cdo ditë në orën 20:05, njerëzit nga ballkonet shpalosin pankarta fërshëllejnë dhe lëshojnë muzikë me zë të lartë.

Në fund gjithnjë ka një duartrokitje kolektive për mjekët.