Themelimi i qeveris së Kosovës, LDK: Do të rrespektojmë vendimin e gjykatës
Pas dekretit të Kryetarit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi...

Pas dekretit të Kryetarit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, që ta dekretoj për mandatar për themelit të Qeverisë së Kosovës kandidatin e LDK-së Avdullah Hoti, këto të fundit kanë caktuar për të shtunën në ora 13 mbledhjen e Seancës Parlamentare ku pritet që ky i fundit ti siguronë 61 votat e nevojshme të deputetëve për themelimin e Qeverisë së Re.
Po e njëjta parti sot ka mbajtë edhe mbledhjen e Kryesisë Qendrore të partisë, ku Kryetari i kësaj partie Isa Mustafa pas mbledhjes ka pohuar se LDK do ta respekton çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese.
“Në qoft se meret vendimi i gjukatës kushtetuese, ne nuk do të lëvizim në Kuvend, por do ta presim që Gjykata Kushtetuese të marrë vendimin e sajë final, Ne jemi të gatëshëm që në cdo moment të shkojmë në Kuvend të bëhet Qeveria, por poashtu jemi të gatëshëm që të respektojmë cdo vendim të Gjykatës Kushtetuese sa i përket këtij procesi. Sepse dëshirojmë që procesi të jetë krejtësishtë kushtetues. Poashtu mendojmë se askush përpos Gjykatës Kushtetuese nuk ka të drejtë të pengojë mbajtjen e seancës së nesërme të Kuvendit”, u shpreh lider i LDK-së, Isa Mustafa.
Ndërsa mandatari i ri për postin e Kryeministrit Avdullah Hoti ka shpjeguar se kabineti i ri qeverisës do të numëron gjithsej 16 ministri, por nuk zbuloi emrat e 7 ministrave të cilët do ti takojnë LDK-së.
“Kabineti I ri do të ketë 16 ministri, dhe besoj se sonte ose eventualishtë nesër bashkë me partnerët e kualicionit do të jemi para jush dhe para qytetarëve për ta prezantuar komplet përbërjen e Qeverisë së re. Ne ende nuk e kemi kompletu kabinetin nga ana e LDK-së”, theksoi mandatari i ri për postin e Kryeministrit Avdullah Hoti.
Hoti po ashtu deklaroi se ende nuk kanë finalizuar marrëveshjen me AKR-në, ndërkaq lideri i kësaj partie Behgjet Pacoli ka informuar se partia e tij do ta votonë Qeverinë, por nuk do të jetë pjesë e sajë.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje një ditë më parë i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për interpretim të dekretit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për mandatarin Avdullah Hotin, duke aloduar se Presidenti me këtë vendim ka anashkaluar Nenin 82 të Kushtetutës së Kosovës.
Por edhe nga LDK-ja por edhe njohësit e kushtetutës kanë pohuar se, mbajtja eventuale e seancës së Kuvendit të Kosovës pa vendim të Gjykatës Kushtetuese do ta cenonte Kushtetutën e vendit.
Nga ana tjetër plotë 15 eurodeputetë përmes një letre kanë apeluar politikanët në Kosovë që të mos keqpërdorin situatën me pandeminë e koronavirusit për të bërë manovra politike. Sipas tyre manovrat politike për vendin në këtë kohë do të dëmtonin shumë shtetin, reputacionin e tij dhe rrugën drejt demokracisë e lirisë.
Nënshkruesit e këtij apeli ftojnë të gjithë akterët e përfshirë në politikat e Kosovës që të qëndrojnë të qetë dhe të matur.
Sipas tyre situata aktuale mbart rrezik të lartë të eskalimit. Ato poashtu lutën liderët e partive politike në Kosovë që të përmbahen nga çdo lloj marrëveshje të shpejtë mes Serbisë e Kosovës nëse ajo rrezikon destabilizimin e rajonit, por edhe kanë kërkuar nga qytetarët që të mos dalin në protesta apo të reagojnë nëpër rrugë.
FITIM KRYEZIU
