Gjendja e jashtëzakonshme në Miçigan, protestues të armatosur hyjnë në parlament
Edhe pse Shtetet e Bashkuara janë një prej vendeve më të prekura nga koronavirusi...

Edhe pse Shtetet e Bashkuara janë një prej vendeve më të prekura nga koronavirusi, me mbi 1 milion raste të konfirmuara dhe mbi 60 mijë viktimam e vetëm në Miçigan ka mbi 40 mijë raste dhe mbi 3600 viktima, qytetarët nuk janë dakord me masat e marra për të parandaluar përhapjen e pandemisë nga Covid 19
Ligjvënësit u detyruan të vishnin jelekë antiplumb pasi protestues të armatosur u futën në parlamentin e shtetit Miçigan, pak minuta para se dhoma e përfaqësuesve të hidhte poshtë kërkesën e Guvernatores Gretçen Uajtmer, për të zgjatur gjendjen e emergjencës. megjithatë, asnjë polic nuk ndërhyri për të larguar protestuesit, pasi në Miçigan lejohet të mbash armë zjarri edhe brenda parlamentit, për sa kohë janë të dukshme dhe mbahen sipas ligjit.
Përfaqësuesit e kongresit të shtetit, shumica republikanë, në fund vendosën të votonin kundër zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, por u shprehën në favor të rregullave të distancimit social dhe qëndrimit në shtëpi për sa më shumë të jetë e mundur.
