Maqedoni

LSDM: Një fuksionar i VMRO-së u kap me ryshfet. VMRO-DPMNE: Keqpërdorime në menaxhimin e pandemisë

02.05.2020 13:01

LSDM ka njoftuar se para disa ditëve, një funksionar i VMRO-DPMNE-së, i punësuar në institucion shtetëror...

LSDM ka njoftuar se para disa ditëve, një funksionar i VMRO-DPMNE-së, i punësuar në institucion shtetëror, ka marrë ryshfet prej 600 eurove nga një bujk”.

“Policia ngriti kallëzim penal për Igor Gocevskin përmes Prokurorisë Publike në Strumicë, menjëherë pasi u arrestua, pasi u kap me 36 mijë denarë, monedha që ishin të shënuara. “Gocevski është anëtar i Këshillit Drejtues të VMRO-së në Strumicë, dhe udhëheq me qendrën partiake për analitikë. Ai është pjesë e ekipit të Mickoskit dhe po zbaton politikën kriminale të VMRO-së, e cila me kërcënime dhe frikë dëshiron t’i mbajë qytetarët nën kontroll”,- shprehen në komunikatën e sotme me shkrim nga LSDM.

Nga VMRO-DPMNE, në komunikatën e tyre të sotme kanë vlerësuar se kriminaliteti në kohë të krizës shëndetësore dhe ekonomike është krim ndaj popullit. Sipas kësaj partie, pushteti shumë keq po e menaxhon krizën shëndetësore dhe ekonomike, e cila doli nga epidemia me virusin Korona.

“Zaev dhe bashkëpunëtorët po merren me llogari brenda-partiake dhe përfitime të dyshimta, derisa personeli mjekësor ka mbetur pa furnizime me pajisje mjekësore dhe pajisje mbrojtëse, të cilat janë të domosdoshme për të luftuar epideminë. Prandaj, Maqedonia është rekord nga numri i të vdekurve nga virusi Korona në tërë rajonin dhe kemi numër të madh të personelit mjekësor të infektuar”,- theksojnë nga VMRO-DPMNE.