Botë
Qeveria kanadeze e ndaloi shitjen e 1.500 llojeve të armëve
02.05.2020 14:18
Qeveria kanadeze e ndaloi shitjen dhe përdorimin e 1.500 llojeve të armëve luftarake...

Qeveria kanadeze e ndaloi shitjen dhe përdorimin e 1.500 llojeve të armëve luftarake, deklaroi kryeministri Xhastin Trudo.
Vendimi është sjellur menjëherë pas masakrës më të madhe në historinë kanadeze, kur më 18 prill u vranë 22 persona në krahinën Skocia e Re.
Kanadezët të cilët kanë pronësi ligjore të njërës nga armët e ndaluara do të kenë amnisti dyvjeçare t’i respektojnë dispozitat e reja.
Ministri i Drejtësisë David Lameti sqaroi se formalisht do të ndalohet ta përdorin këtë armë, ndërsa njëherit edhe ta shesin./mia
