Botë
Kim Xhong-un për herë të parë në opinion pas 20 ditëve
02.05.2020 14:52
Lideri i Koresë së Veriut Kim Xhong-un u paraqit në opinion për herë të parë pas 20 ditëve...

Lideri i Koresë së Veriut Kim Xhong-un u paraqit në opinion për herë të parë pas 20 ditëve, sepse ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së fabrikës në veri të Phenianit, publikoi agjencia shtetërore KCNA.
Kimi ka qenë i shoqëruar nga disa përfaqësues të lartë koreanoverior, si dhe nga motra e tij më e re Kim Jo Xhong.
Mediat perëndimore theksojnë se nuk munden ta kontrollojnë në mënyrë të pavarur raportin e KCNA-së.
Kimi për herë të fundit është parë më 11 prill. Prej atëherë nuk është publikuar asnjë fotografi aktuale, as megjithatë video incizim./mia
