Maqedoni

Strugë, ndërroi jetë një i infektuar me Covid-19

02.05.2020 15:16

Një person i infektuar me Covid-19 ndërroi jetë, me ç’rast numri i viktimave në Strugë...

Një person i infektuar me Covid-19 ndërroi jetë, me ç’rast numri i viktimave në Strugë dhe rrethinë ka shkuar në 13. Bëhet fjalë për një burrë 61 vjeçar, i cili ishte shtruar në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup.

Gjithashtu është regjistruar edhe një rast i ri me të infektuar, që ka çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 67, prej të cilëve 30 janë shëruar.

Ndërkohë, janë bërë edhe testime të disa qytetarëve që kanë pasur simptoma, të cilët janë udhëzuar nga mjekët amë dhe janë në izolim shtëpiak.

Duke qenë se ora policore gjatë fundjavës është zgjatur nga pushteti qendror deri në orën 14, trafiku në rrugët e qytetit ishte sikurse ditët e zakonshme.

Edhe pse të gjithë me maska në fytyrë, distanca sociale nuk respektohej, u vërejtën grumbullime të mëdha nëpër markete dhe tek tregu i gjelbër.

Autoritetet vazhdimisht apelojnë tek qytetarët që, të paktën gjatë fundjavës, të dalë vetëm një person në familje për të kryer nevojat primare, me qëllim që të shmangen grumbullimet dhe të ruhet distanca e rekomanduar.

ILMIJE ZHAKU