Kurti: Do të nisim lehtësimin gradual të masave
Që nga 8 shkurti deri më 1 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin e Shëndetit Publik...

Që nga 8 shkurti deri më 1 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin e Shëndetit Publik janë testuar gjithsej 7 mijë e 644 mostra të dyshimta nga virusi Korona, prej të cilave pozitive kanë rezultuar 813 raste, 22 prej të cilëve kanë humbur jetën.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka paralajmëruar edhe fillimin e lehtësimit gradual të masave.
“Edhe pse më shumë teste janë duke u administruar javët e fundit, gjithnjë e më pak qytetarë po rezultojnë të infektuar me virusin Korona. Kemi më pak raste të infektimeve, më shumë raste të shërimeve dhe si rezultat numri i rasteve aktive ka marrë kahje të dëshiruar. Si gjithnjë, vazhdojmë me kujdes dhe pa panik. Rreziku nuk ka kaluar ende. Por, falë bashkëpunimit të të gjithëve, jemi në gjendje që të nisim lehtësimin gradual të masave në fuqi. Ju lumtë!”,- ka shkruar Kurti në facebook.
