Kosovë, 38 të shëruar dhe 10 raste të reja me “Covid-19”

03.05.2020 13:59

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë...

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njofton se prej gjithsej 231 testeve të realizuara në 24 orët e fundit, 10 kanë rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri  SARS-CoV-2.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu njofton se brenda 24 orëve të fundit janl janë shëruar edhe 38 pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve në Kosovë deri më sot është gjithsej 336 raste. Në Kosovë, nga data 08 shkurt deri më 02 maj 2020 janë realizuar 7.875  testime, prej tyre pozitive kanë rezultuar 823. 

Në Kosovë deri më tani gjithsej 22 raste  me Covid-19 kanë përfunduar me fatalitet.