“Covid 19” në Botë, mbi 3.4 milionë të prekur, 1.1 milionë të shëruar

03.05.2020 13:43

Sipas të dhënave më të fundit në mbarë botën numri i vdekjeve....

Sipas të dhënave më të fundit në mbarë botën numri i vdekjeve ka shkuar në mbi 244 mijë ndërsa numri i rasteve pozitive me Covid-19 në rreth 3 milion 486 mijë dhe numri i të shëruarve në mbi 1milion e 124 mijë në të gjithë botën.

Sipas këtyre të dhënave numri i të vdekurve nga COVID-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 240 mijë.

SHBA vazhdon të jetë vendi më i prekur nga koronavirusi me mbi 1 milion e 160 mijë raste të konfirmuara pozitive dhe mbi 67 mijë vdekje.

Me 28,710 viktima Italia renditet e dyta për nga numri i vdekjeve, ndërsa Spanja renditet e dyta për nga numri i rasteve të konfirmuara me rreth 246 mijë të infektuar.

Ndërkohë kujtojmë se nga e hëna datë 4 maj në mjetet e transportit publik në Itali do të udhëtohet në numër të limituar pasagjerësh.

Gjithashtu, vendosja e maskave do të bëhet e detyrueshme në transportin publik nga dita e hënë në Spanjë, teksa autoritetet e këtij shteti lehtësojnë gradualisht izolimin e ashpër. Ndërsa, grupet konservatore që këshillojnë Shtëpinë e Bardhë kanë publikuar një numër planesh për rihapjen ekonomike të vendit me një temë të përbashkët: Amerikanët duhet të kthehen në punë menjëherë, për të ndalur dëmin ekonomik dhe shoqëror që po sjellin bllokimet e zgjatura. Edhe përgjigjja e administratës Trump ndaj koronavirusit vërtitet rreth të njëjtit mesazh: nevojës për një rihapje të shpejtë.

Pas 11 majit, jeta publike në Francë pritet të fillojë përsëri shumë ngadalë. Por kryeministri Edouard Philippe paralajmëron se do t’i vonojë lehtësimet, po të rritet përsëri numri i infektimeve.