Shqipëri, konfirmohen 6 raste të reja

03.05.2020 14:22

Në Shqipëri në 24 orët e fundit....

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shtuar vetëm gjashtë të infektuar të rinj me COVID-19 që i përkasin Krujës dhe Kurbinit dhe vetëm 1 rast pozitiv në Tiranë.

“Gjatë 24 orëve të fundit në Instituti i Shëndetit Publik  janë testuar 197 raste të dyshuara për COVID-19, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv vetëm 6 raste, që i përkasin Krujës dhe Kurbinit dhe vetëm 1 rast pozitiv në Tiranë. Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 795 qytetarë, por në këto momente pothuajse 67 % e tyre janë tashmë të shëruar.Gjatë 24 orëve të fundit një tjetër zonë e Shqipërisë rezulton me risk të ulët për transmetimin e virusit, dhe kjo zone është Fieri duke çuar numrin total të të shëruarve në 531.Për sa i përket personave aktualisht aktivë me COVID19, Kruja është në vend të parë e pasuar nga Tirana, Kurbini, Shkodra duke çuar total të personave aktivë në 233 raste” – tha Gentiana Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik të Shqipërisë.

Ndryshe në Shqipëri nga sot janë në fuqi masat lehtësuese të si lëvizjes për të moshuarit. Duke filluar nga e hëna më 4 Maj do të shtohen “zonat e gjelbërta” edhe në bashkitë ku ka rrezik të ulët të transmetimit të infeksionit.

Por pavarësisht se do të ketë një lehtësim tjetër të masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, ndërkohë që bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë. (Naim Ramadani, TVM2)