Osmani: Masa të buta të zëvendësojnë orën policore dhe bizneset e mbyllura

03.05.2020 17:58

Zëvendëskryminsitri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani...

Zëvendëskryminsitri  për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në rolin e koordinatorit kryesor të shtabeve komunale të krizave vizitoi Qendrën për Shëndet Publik në Shkup, ku u takua me drejtorin Arben Ziberi.

Gjatë takimit zv/kryeministri Osmani dhe drejtori Ziberi diskutuan për gjendjen e luftës kundër COVID 19, si dhe për sfidat që dalin nga lufta e përditshme me të njëjtën.

Zv/kryeministri Osmani, shprehi mirënjohjen ndaj drejtorit Ziberi, por edhe ndaj  ekipit të Qendrës për angazhimin dhe përkushtimin e tyre të plotë në luftën kundër COVID19, me çka konstatoi se Qendra e Shëndetit publik ështe një nga shtyllat kyçe në luftën kundër pandemisë.

Është koha që me kombinim të mençur të masave të buta ta ndryshojmë orën policore dhe mbylljen e bizneseve, theksoi Osmani me çka edhe në këtë rast edhe një herë potencoi nevojën e mbajtjes  së  domosdoshme të maskave dhe distancimin fizik si masa të buta të cilat do ta zëvendësonin orën policore. (Flutura Latifi, TVM2)