Pandemia paralizon bujqësinë në Tetovë, bujqit: Jo orë policore, kemi mungesë të punëtorëve

03.05.2020 19:10

Pandemia që ka kapluar vendin tonë....

Pandemia që ka kapluar vendin tonë ka paralizuar jo vetëm ekonominë por edhe bujqësinë. Siç po shihet prapa meje kjo tokë vitet e kaluara ka qenë e punuar dhe e lavëruar tërisht,nga bujqit. Ndërkohë bujqit që i takuam  në këtë pjesë theksojn se mungesa e fuqisë punëtore, ka bërë që shumë fusha të jenë të pa mbjellura dhe të pa punuara. Ata kërkojnë nga qeveria të largohet ora policore,pasi siç shprehen ata kanë mungesë të fuqisë punëtore.

“Ne tani jemi në muajin maj, nuk e kemi lëvruar fushën pasi nuk ka punëtor, ndërsa ora policore shumë na pengon, punëtorët nuk mund të vinë, ne si bujq kemi lejen na japin drejt komuna, por punëtorë nuk kemi dhe ja deri më tani kjo duhet të ishte e mbjellur, ndërsa shihni ende është pa mbjellë”.

“Nuk mund t’i arrijmë punët, koha është e shkurtër. Vetëm një person mundet, kurse  familja nuk mund të dalin të punojnë”

“Mua më pengon shumë, se nuk kemi ndihmë prej familjes, djali, vajza, gruaja, nuk mund të vinë, vetëm unë. Shkaku i saj është, 100 % nuk mund të vinë njerzit, nuk mund të arrijë, unë vetë jam duke e mbjellur fushën, misërin, e kam mbjellë vetëm groshën, sikur të ishim dy veta, tre, do  përfundojshim më herët, ndërsa unë vetë më shkon 10 ditë” – thanë disa nga bujqit e intervistuar nga TVM2.

Pandemia “Covid 19” ka prekur edhe blegëtorët, që sipas tyre kilogrami i mishit të qengjit ka shkuar aq poshtë sa që nuk kanë llogari ta shesin. Sipas tyre çmimi 120 denar që ofrohet nga tregëtarët nuk i mbulon as shpenzimet elementare.

“Unë si blegëtor i vjetër nuk jamë i kënaqur aspak. Më ofrojnë çmimin 120 denar unë nuk jamë dakord me këtë çmim. Çmimi i qengjave për kilogram, mesatarisht është 180 denar, 3 euro. Qeveria duhet të marrë me të vërtet masa dhe të gjithë këto kasapë që furnizohen me mishin e qengjit nga dëshira e vete për çka, kush është ai që çmimin na e cakton. 120 denar nuk janë pare, ato ne nuk jemi të kënaqur aspak, ndërsa qeveria nuk merr masa aspak” – tha një blegtorë.

Ndërkohë sa i përket orës policore nga qevira kanë theksuar se  ashtu sic edhe kanë paralajëmruar se pas festave të majit do të ketë ulje të masave, por sipas tyre kjo do mvaret nga situat në vend me Covid 19. (Visar Sadiki, TVM2)