Maqedoni

Parashikimi i motit

04.05.2020 09:05

Moti në shtetin tonë do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me erë në disa vende....

Moti në shtetin tonë do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me erë në disa vende me kushte për paraqitje të shiut afatshkurtër. Do të vazhdojë të fryjë erë e përkohshme e fuqishme veriore (mbi 70 km në orë) veçanërisht e shprehur në rajonin më të gjerë të Vardarit dhe në lindje. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 3 deri 11, ndërsa ajo e ditës prej 13 deri 21 gradë.
 
Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me periudha dielli dhe me kushte për paraqitje të shiut afatshkurtër. Do të fryjë erë mesatare deri e përkohshme e përforcuar veriore. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 6, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 20 gradë.
 
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, në ditët në vijim moti do të jetë më stabil përveç se të mërkurën kur do të ketë paraqitje të shiut mesatar deri përkohësisht të rrëmbyeshëm dhe kushte për bubullima. Atëherë për shkak të valës së ftohtë ajrore temperaturat do të bien, por ato të mëngjesit do të mbeten mbi zeron. Në ditët në vijim temperaturat e ditës do të jenë në rritje graduale.