Botë

Trump ndryshon përsëri shifrat: 80-90 mijë amerikanë mund të vdesin nga Covid-19

04.05.2020 09:43

Presidenti amerikan Donald Trump tha të dielën e 3 majit se numri i vdekjeve nga Covid-19 në SH.B.A....

Presidenti amerikan Donald Trump tha të dielën e 3 majit se numri i vdekjeve nga Covid-19 në SH.B.A mund të arrijë nga 80,000 deri në 90,000, një rritje e konsiderueshme nga parashikimet e mëparshme.
 
Ndërsa vlerësoi përgjigjen e SHBA nda shpërthimit të virusit, Trump tha: "Kjo është një nga arsyet që ne jemi të suksesshëm, nëse ju e quani humbjen e 80 ose 90,000 njerëzve. Unë më parë thashë 65 mijë, tani po them 80 ose 90 mijë dhe shifrat po rriten akoma më shumë."
 
SHBA vijon të mbetet vendi më i prekur në botë nga Covid-19.
 
Deri më tani në vend janë shënuar 67,682 viktima dhe janë regjistruar 1,158,041 të infektuar./Ora News