Botë
Kosovë, 18 të shëruar dhe 11 raste të reja, Shqipëri, 8 raste të reja me COVID 19
04.05.2020 12:03
Në 24 orët e fundit në Kosovë prej 171 testimeve, janë konfirmuar 11 raste të reja...

Në 24 orët e fundit në Kosovë prej 171 testimeve, janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19 kurse 18 persona janë shëruar.
Rastet pozitive janë raste kontakti. Gjithësej numri i të shëruarve në Kosovë nga virusi korona ka arritur në 381 raste. Në Kosovë janë testuar gjithsej 8.287 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë 851 raste, me gjithsej 25 raste të vdekjes.
Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë konfirmuar 8 raste të reja me koronavirus. 5 raste janë regjistruar në Tiranë, ndërsa rastet e tjera i përkasin Elbasanit dhe Durësit. Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 803 qytetarë, por në këto momente pothuajse 69% e tyre rezultojnë të shëruar.
