Botë
Covid-19, 3,5 mln të infektuar, 250 mijë viktima
04.05.2020 12:32
Ka shkuar në mbi 3.5 milionë të infektuar dhe rreth 250 mijë viktima bilanci...

Ka shkuar në mbi 3.5 milionë të infektuar dhe rreth 250 mijë viktima bilanci nga virusit Korona, që ka pushtuar botën. Vendi më i goditur vazhdon të jetë SHBA, e cila numëron më shumë se 1.18 milionë persona pozitivë me Covid-19 dhe mbi 68 mijë viktima. Në një deklaratë të fundit për shtyp, presidenti Donald Trump parashikoi se humbjet e jetës mund të shkojnë në mbi 100 mijë, si pasojë e kësaj sëmundje.
Pas SHBA-së, për numrin më të madh të të prekurve dhe viktimave vjen Spanja dhe më pas Italia, Britania e Madhe dhe Franca. Kina, vendi nga mendohet se e pati dhe shpërthimin virusi vdekjeprurës, numëroi vetëm 3 raste të reja me këtë virus, për një total prej 82 mijë e 800 të prekur. Megjithatë, situata ka filluar të përmirësohet ndjeshëm në kontinentin europian dhe shumë vende kanë nisur të lehtësojnë masat shtrënguese të karantinës, duke nisur hapjen e bizneseve dhe shkollave, por gjithmonë në respektimin e fortë të distancimit social. Pas më shumë se dy muaj karantinë të detyruar, italianët janë lejuar që të rifillojnë disa aktivitete. Ata do të jenë në gjendje të lëvizin më lirshëm brenda rajonit të tyre, të vizitojnë të afërmit, të shkojnë në parqe të ri-hapura dhe të marrin ushqime ose pije nga restorantet. Rreth katër milionë njerëz pritet të kthehen në punë.
