Ekonomi

Angellovska: Të hyrat buxhetore, më të ulëta për 14,2 miliard denarë

04.05.2020 15:11

Aktiviteti ekonomik në vend këtë vit do të ulet për 3,4 për qind si pasojë e krizës me Kovid-19...

Aktiviteti ekonomik në vend këtë vit do të ulet për 3,4 për qind si pasojë e krizës me Kovid-19, ndërsa shkalla e inflacionit do të ketë revizion të uljes për 0,2 për qind. Këto janë projeksionet e prezantuara nga ministrja e financave, Nina Angellovska, bazuar në rënien e komponentës eksportuese prej 16.8 për qind të konsumit privat me 3.3 për qind dhe investimeve bruto me 9.6 për qind në bazë reale. 
 
“Skenari themelor i Ministrisë së Financave parasheh ngadalësim të aktivitetit ekonomik për -3, 4 për qind me atë që efektet nga kriza e virusit Korona ndaj ekonomisë pritet që të jenë më të mëdha në tremujorin e dytë, në të tretin pritet ngadalësim i rënies, derisa në tremujorin e katërt rimëkëmbje e ekonomisë edhe rritje.”,- tha ministrja e ekonomisë, Nina Angellovska.
 
Nga fillimi i vitit deri në fund të muajit prill pagesa e kontributeve buxhetore është 4,9 për qind më e ulët në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Pagesa e tatimeve është 9,1 për qind më e ulët në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, që më së shumti bazohet në rënien e pagesës së TVSh-së për 14,6 për qind. Pagesa e kontributeve ka shënuar rritje prej 9,2 për qind.
 
Kontributi pozitiv pritet nga konsumi publik, për të cilin parashikohet një rritje prej 2.7 për qind, ndërsa importi i mallrave dhe shërbimeve do të shënojë ulje prej 15.8 për qind, ndërsa në eksport projektohet një rënie prej 16.8 për qind.
 
“Realizimi i buxhetit flet se në prill të këtij viti janë realizuar të hyra buxhetore prej 14,2 miliardë denarë, që paraqet rënie prej 20 për qind në krahasim me prillin e vitit të kaluar.”,- tha ministrja e ekonomisë, Nina Angellovska.
 
Të ardhurat nga tatimet në prill janë 7,2  miliardë denarë dhe janë ulur për 31 për qind në krahasim me prillin e vitit të kaluar, ndërsa janë realizuar kontribute prej 5,5 miliardë denarë, në nivel të njëjtë me periudhën e vitit të kaluar. Realizimi i të ardhurave të tjera buxhetore është rreth 1,5 miliardë denarë dhe te ata ka rënie prej 20 për qind në bazë vjetore. Po ashtu të ardhurat e TVSh-së ishin më të ulëta për 43,5 për qind – gjë që, sipas ministres Angellovska, pritej nëse merren parasysh masat kufizuese gjatë muajit prill.  
 
SANIJE DURAKU