Botë

Kosovë, 36 persona po trajtohen në Klinikën Infektive

04.05.2020 17:24

Në Kosovë, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetësisë Publike...

Në Kosovë, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetësisë Publike, gjithsej me virusin Korona janë prekur 851 persona, 25 pacientë kanë vdekur dhe 381 janë shëruar.

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë të hospitalizuar 36 persona të infektuar me COVID-19.

Autoritetet shëndetësore kanë bërë të ditur se 29 prej tyre kanë gjendje shëndetësore stabile, ndërsa katër pacientë janë me oksigjenoterapi dhe tre pacientë tjerë janë në gjendje më të rëndë dhe po marrin trajtim në repartin intensiv.

Autoritetet kanë nisur masat lehtësuese dhe përgatitjen e pakos së dytë të ndihmës së qytetarëve dhe bizneseve.