Botë

Nga virusi Korona është goditur edhe sektori i turizmit.

04.05.2020 19:24

Shqipëria vijon të ruajë një numër të ulët të infektuarish nga Covid-19...

Edhe pas lehtësimit të masave, gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar vetëm 8 raste të reja me koronavirus.

Sipas Eugena Tominit nga Instituti i Shëndetit Publik, java e kaluar ka pasur nivelin më të ulët të rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në spitalet “Covid” po marrin shërbim mjekësor 34 pacientë, nga të cilët 7 janë në terapi intensive. Ndërkaq, numri i të shëruarve e ka kaluar masën 65 për qind.

LULJETA NDOKA