NATO për herë të parë në histori do të mbajë video konferencë të shefave të shtatmadhorive
Më 14 maj, për herë të parë në histori, NATO-ja do të mbajë video konferencë të shefave të shtatmadhorive...

Më 14 maj, për herë të parë në histori, NATO-ja do të mbajë video konferencë të shefave të shtatmadhorive që ta shqyrtojnë ndikimin e pandemisë mbi aktivitetet ushtarake të Aleancës, bëri të ditur pres shërbimi i NATO-s.
Ky takim do ta zëvendësojë takimin e planifikuar të Komitetit Ushtarak të Aleancës, të caktuar më në maj.
"Komiteti Ushtarak i NATO-s më 14 maj do ta mbajë video konferencën e parë të shefave të shtatmadhorive, me të cilën do të kryesojë shefi i Komitetit Ushtarak Stjuart Piç”, theksohet në kumtesë.
Në takim do të marrin pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltemberg, komandanti kryesor të forcave të NATO-s në Evropë, Tod Uolters dhe komandanti i komandës federale për transferim të NATO-s, Andre Lanata.
“Për herë të parë në historinë e Aleancës, Komiteti Ushtarak i NATO-s i përbëri nga 30 shefa të shtatmadhorive, përfshirë edhe shefin e anëtarit të fundit të Aleancës – Maqedonia e Veriut, do të mbajë konferencë onlajn për të biseduar për operacionet, misionet dhe aktivitetet të Aleancës. Gjithsesi, shefat e shtatmadhorive veçanërisht do të bisedojnë për krizën globale me koronavirusin, për ndikimin e saj mbi punën e Aleancës dhe mbështetjen e NATO-s për t’u përballur me pandeminë”, shtohet në kumtesë.
Mes tjerash, Komiteti Ushtarak do të debatojë për vazhdimin e uljes së misionit të NATO-s në Afganistan pas lidhjes së marrëveshjeve paqësore midis SHBA-së dhe talebanëve./mia
