Izairi dhe Arifi inspektojnë punimet për ujësjellësin e Tetovës

15.10.2014 21:07

Minstri i Ekologjisë Nurhan Izairi bashkë me kryetaren e Komunës së Tetovës Teuta Arifi sot kanë qëndruar në Malin Sharr ku për së afërmi kanë ndjekur punët që po zhvillohen për ndërtimin e sistemit të rrjetit të ujësjellësit për Qytetin e Tetovës....

Numri një i dikasterit të Ambientit Jetësor dhe Planfikimit Hapësinor Nurhan Izairi theksoi se pjesa e paraparë e punimeve për këtë vit duhet të përfundoj kah mesi i muajit Nëntor.

“Sot është dita në të cilën ne bëjmë inspektimin  punëve të këtij sistemi të rrjetit të ujësjellësit të Tetovës dhe qëllimi im ka qenë të shofim realisht në vend se cilat punë zhvillohen kualitetin e tyre dhe vëllimin e punëve të realizuara deri më tani. Realisht punimet janë duke u zhvilluar kjo fazë sipas projektit themelor dhe ne presim kuptohet do mvaret edhe prej kushteve klimatike dhe sipas gjitha gjasave kjo punë do zhvillohet deri ka gjysma e muajit të ardhshëm ku edhe pritet të përfundoj pjesa e paraparë e punimeve për këtë vit”, tha  Nurhan Izairi – Ministër i Ekologjisë.

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi  tha se sipas pritshmërive tema e ujit për qytetarët e Tetovës vitin e ardhshëm do të jetë temë  e mbyllur pasi po punojm në maksimum që sa më parë ta përfundojm këtë projekt.

“Normalisht që për mua është një kënaqësi e vecantë fakti që sot përsëri gjendemi në vend ngjarje një kohë të shkurtër pasi që filluam punimet për sa i përket rregullimit të ujësjellësit ashtu sic edhe ka deklaruar paraprakisht tempoja dinamika e realizimit është mjaftë e shpejt dhe sipas parashikimeve do me thënë do të mbaroj në kohë të caktuar, jam normalisht mirënjohëse angazhimit personal të tij, angazhimit edhe të Ministrisë së Ekologjisë, për arsye se me këtë rast mendoj se për qytetarët e Tetovës tema e ujit ma merrë mendja se sic është paraparë do të jetë një temë e mbyllur” - deklaroi Arifi.

Ministri i Ekologjisë Nurhan Izairi për TVM2 thotë se me këtë  fazë të punimeve përfundon rrjeti i ujit për qytetin e Tetovës, dhe se paralel me këtë do të zhvillohet edhe dnërtimi i stacionit të filtrimit të ujërave të Sharrit që do të sillen në qytet  dhë me këto dy projekte paralele do të përfundoj definitivisht rrjeti i ujit të qytetit të Tetovës me cka fundi i vitit të ardhshëm (2015) do të jetë fundi këtij procesi.

Zhvillimet e punimeve do të zgjasin 16 muaj nga dita kur kanë filluar. (Miftar Emini, TVM2)