Botë
Covid 19, mbi çerek milion viktima, virusi po humb fuqinë
05.05.2020 12:46
Numri i vdekjeve nga virusi korona në të gjithë botën ka kapërcyer një çerek milioni...
85% e vdekjeve në botë i takojne Europës dhe SHBA-ve. Në Shtetet e Bashkuara , në 24 orët e fundit u regjistruan 1.015 vdekje nga Covid-19. Kjo është shkalla më e ulët e vdekshmërive ditore të regjistruara ndëkrohë që totali ka shkuar në rreth 69 mijë. Në Europë numri i përgjitshhëm i vdekjeve ka shkuar në mbi 145 mijë. Italia ka regjistruar 29.079 viktima, Mbretëria e Bashkuar 28.734 viktima, Spanja 25.428 viktima dhe Franca 25.201 viktima.
Në Kontinentin e vjetër janë zbuluar gjithashtu mbi 1.5 milion infeksione nga virusi korona. Italia po I kthehet ngadalë normalitetit. Atje në 24 orët e fundit, janë regjistruar vetëm 195 viktima. Një lajm tjetër i mirë është se numri i të shëruarve vijon të rritet me shifra të lartë. Në 24 orë janë shënuar 1225 të shëruar ndërkohë numri total i tyre ka shkuar në 82 879. Zyrtarisht Italia ka hyrë në fazën e dytë të pandemisë. Që nga 24 maji, shumë italianë u bllokuan jashtë qyteteve të tyre pa mundësi lëvizjeje e tani që masat po lirohen, shumë prej tyre po nxitojnë të kapin kohën e humbur.
“Unë punoj në Milano, mund të isha kthyer më herët në punë, por mbeta në shtëpi me familjen time. Megjithatë 60 ditë janë pak si tepër të rrish pa punë. Tani po shkoj në Napoli. Është detyrimi ynë të respektojmë masat"...
“Kam qëndruar në shtëpi për dy muaj sepse e kisha vajzën para lindjes e mu desh të rrija me të në Parma"...
“Ma matën temperaturën në Romë sepse po vija nga Abruzo, na kontrolluan dokumentat lejet dhe na pyetën për arsyet e udhëtimit"...
“Nuk kemi probleme deri tani. Pasagjerët zbresin nga treni kemi edhe mbrojtjen civile këtu dhe punonjësit shëndetësorë kontrollojnë cdo njeri mos ka temperaturë. Nëse është më e lartë se 37.5, një mjek ju bën menjëherë një test të shkurtër serologjik. Më pas pasagjerët na tregojnë lejen me të cilën justifikojnë arsyen e udhëtimit."- thanë qytetarët italianë.
Teksa italianët presin kthimin e jetës normale, gjatë shërbimit të meshës në kishën e shën Martës, papa Francesku u lut për të vdekurit.
“Lutem sot për të vdekurit, vecanërisht për ata që ndërruan jetë për shkak të pandemisë. Shumë prej tyre vdiqën në vetmi, pa dashurinë e më të afërmve të tyre në momentet e fundit."- tha papa Françesku.
Zelanda e Re raportoi 0 raste të reja me koronavirus për të dytën ditë radhazi, një javë pasi u hoqën masat shtrënguese. Teksa masat po lirohen, vazhdon gara për gjetjen e vaksinës që do i jepte fund pandemisë. 8 kandidatë për vaksina po kryejnë testime njerëzore në klinika në Shtetet e Bashkuara, Kinë, Britani dhe Gjermani. Pas tyre të paktën 94 të tjerë janë në faza të ndryshme të zhvillimit. Rezultatet e testit të vaksinave janë megjithatë akoma disa muaj larg për të gjithë kandidatët. OBSH ndërkohë i ka quajtur spekulative pretendimet amerikane se virusi korona e ka origjinën në një laborator në Vuhan të Kinës. Edhe Pekini zyrtar i ka hedhur poshtë si të pavërteta këto pohime. Që nga rasti i parë i regjistruar në Kinë fundvitin e kaluar, COVID-19 u përhap në mbi 180 vende të botës, duke prekur 3.573.864 njerëz dhe duke u marrë jetën 250.687 të tjerëve.
