Ekonomi
Ndihma financiare për komanitë, Bytyqi: Rreth 12.500 aplikime për 5 ditë
05.05.2020 13:32
Për vetëm 5 ditë, kompanitë kanë dorëzuar 12,480 aplikime për ndihmesë financiare deri tek tek Qeveria...

Për vetëm 5 ditë, kompanitë kanë dorëzuar 12,480 aplikime për ndihmesë financiare deri tek tek Qeveria për të përfituar nga masa e dytë ekonomike, ku parashihet për çdo të punësuar nga një pagë prej 14.500 denarë. Këshilltari ekonomik i Kryeministrit Fatmir Bytyqi përkujton se për të aplikuar për këtë masë ka edhe tre ditë kohë, dhe u apeloi subjekteve ekonomike që ende nuk kanë aplikuar, ta bëjnë sa më shpejt të njejtën.
“Deri më sot në Drejtorin e të ardhurva publike kanë arritur 12.480 aplikime, ky numër është frymëzues, dhe pres që deri më datë 7 maj në ora 24:00, të aplikojnë një numër i madhë i kompanive. Kur Qeveria e solli këtë masë, ishte decide se ajo vlen për komanitë të cilat prej datës 11 mars kanë liruar nga puna një pjesë të punëtorëve, e me këtë ndihmesë financiare detyrohen që të njëjtit t’i kthejnë në vendet e tyre të punës. Por kjo masë i jep një ndihmesë edhe punëtorëve të cilët kanë humbur vendet e tyre të punës nga kriza.”- tha Fatmir Bytyqi, këshilltar ekonomik.
Shifrat tregojnë se në muajin mars janë liruar nga puna afër 200 punëtorë, ndërsa në muajin prill ky numër është rritur në 7.000, dhe ideja e Qeverisë është që të njëjtit të kthehen në vendet e tyre të punës. Bytyqi përgënjeshtroi deklaratat e VMRO-DPMNE-së që flet për 100 mijë punëtorë të mbetur pa punë në këtë periudhë. Bytyqi poashtu infoirmoi se në rrjedhë janë edhe zbatimi I masave COVID 1 dhe 2 ku parashihen kredi pa kamatë në vlerë prej 13,7 milion euro.
“Nga linja kreditore “COVID 1“, deri tani janë miratuar 631 kërkesa për kredi, ku kanë aplikuar kompani me 5.588 të punësuar. Në linjen e dytë, “Covid 2”, deri dje janë pranuar 1.260 aplikime. Afati për aplikim është i hapur deri më 13 maj.”- tha Bytyqi.
Me vendim të Qeverisë shumë shpejtë nga Bankat Komerciale do të fillon të zbatohet edhe masa e kredive me kamata shumë të ulta. Për këtë masë janë paraparë 51 milion euro. Nga Qeveria janë të lumtur që proeksionet e Bankës Botërore dhe institucioneve tjera tregojnë se RMV do të ketë pasoja më të vogla nga kjo krizë.
FITIM KRYEZIU
