Maqedoni

Vendimi për shpërndarjen e Kuvendit, hapja e procedurës, në duart e Gj. Kushtetuese

05.05.2020 13:58

Të mërkurën në kolegjium, anëtarët e gjykatës Kushtetuese....

Të mërkurën në kolegjium, anëtarët e gjykatës Kushtetuese do të rishqyrtojnë për të dytën herë mundësinë për ngritjen ose jo të iniciativës për vlerësimin e kushtetueshmërisë dhe ligjëshmërisë së vendimit për shpërbërjen e Kuvendit. Në intervistë për Agjencinë shetërore e lajmeve MIA, kryetari i Gjykatës Kushtetuese Sali Murati, tha se nëse gjykatësitë vendosin që të ngrihet procedurë dhe për këtë çështje, atëherë do të formohet lëndë e cila më pas do t’i ndahet gjykatësit raportues dhe këshilltarit shtetëror,  të cilët do të bëjnë përgaditjen dhe grumbullimin e materialeve punuese për seancën e rradhës, ku edhe do merret vendim. 
 
“Lidhur me Vendimin për shpërndarjen e Kuvendit, për momentin nuk ka lëndë të formuar për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së tij, por veprimi i mëtutjeshëm i Gjykatës për këtë çështje do të varet nga qëndrimi do ta marrin gjykatësit kushtetues në takimin e nesërm të punës”, tha Murati në intervistën е dhënë për MIA-n.
 
Gjykata Kushtetuese në seancat e mbajtura më 8 dhe 15 prill të muajit të kaluar, hme shumicë votash vendosi të mos ngre procedurë për vlerësimin e kushtetushmërisë për shpërndarjen e Kuvendit të propozuar atëherë nga kryetari i Kongresit Botëror Maqedonas, Todor Petrov. Megjithatë të enjtën e kaluar, gjykatësi Osman Kadriu dorëzoi sërish propozim për ngritjen e procedurës sipas detyrës, për vlerësimin e kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë për të njëjtën çështje. Të mërkurën para gjykatësve kushtetues në seancë do të jetë edhe vendimi i kreut  të shtetit Stevo Pendarovski për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
 
REXHEP QAMILI