Gazeta greke: Brenda muajit propozim i ri për emrin

16.10.2014 15:12

Gazeta greke “Kathimerini” ka konfirmuar informacionet se ndërmjetësi i OKB-së për emrin, Matthew Nemetz, do të bëjë një propozim të ri për emrin.......

Gazeta i referohet një deklarate që ministri i Jashtëm grek, Evangelos Venizelos, i ka dhënë asaj.

Sipas gazetës, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, ka njoftuar në shtator delegacionin grek se tetori është afati i fundit kur ndërmjetësi do t’i thërrasë për bisedime të dyja palët.

Deri tani, as Shkupi dhe as Athina nuk e kanë pranuar propozimin e ri dhe as njoftimin për ditën e takimit të radhës.