Ekonomi
Projeksioni i ri i Bankës Popullore: Ulje e aktivitetit ekonomik për 3,5 përqind
05.05.2020 15:22
Si rezultat i krizës të shkaktuar nga virusi korona, Banka Popullore...

Si rezultat i krizës të shkaktuar nga virusi korona, Banka Popullore, doli me projeksion të ri për rritjen ekonomike për këtë vit duke parashikuar ulje të aktivitetit ekonomik për 3.5 % për këtë vit dhe rikuperim në vitin e ardhshëm me një rritje rritje prej 4.7 %. Banka Popullore pret rënie tek investimet bruto prej 10 %, tek eksporti parashihet rënie prej 17 %, në import 15 % dhe rënie të konsumit personal prej 4 %.
"Pritet ulje te të gjitha komponentët e BPV-së, përveç se te konsumi public. Te konsumi personal presim ulje deri në 4% për shkak të uljes së të hyrave të disponueshme në kushte të tregut jot ë volitshëm të punës dhe transfereve private, ngadalsim edhe të mbështetjes kreditore, rritjes së pasigurisë dhe qëndrueshmërisë. Ulja tek investimet bruto është rreth 10% për shkak të investimeve më të pakta të huaja por edhe i atyre vendore, përshkak të rritjes së pasigurisë dhe ngadalësimit të mbështetjes kreditore. Te eksportet ulja do të ishte rreth 17% për shkak të uljes së kërkesës të huaj, ngecjes në zinxhirët e furnizimit dhe për shkak të masave kufizuese të brendhshme. Ulja e kërkesës dhe ulja e eksportit do të sjell edhe në ulje të importit prej rreth 15%. Masat kufizuese më shumë ndikim negative, do të kenë në tremujorin e dytë.”- tha Anita Angellovska – Bezhoska, guvernatore e Bankës Popullore.
Banka Popullore rishikon edhe inflacionin, i cili këtë vit, sipas projeksionit, të jetë rreth zero në raport me 1.5 përqind të parashikuar më parë, ndërsa për vitin e ardhshëm në 1.5 për qind.
ERSAN PAJAZITI
