Botë
Shqipëri, 17 raste të reja, 10 më shumë se një ditë më parë
05.05.2020 16:43
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri është shënuar një rritje e ndjeshme...

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri është shënuar një rritje e ndjeshme e personave të infektuar me Covid 19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale ka konfirmuar 17 raste të reja, 10 raste më shumë se një ditë më parë. Rritja e numrit të të infektuarve ka bërë që edhe numri I personave që po marrin shërbim në dy spitalet COVID të rritet.
"11 të prekur janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitivë me COVID19, ndërsa për 6 të prekur po vijon hetimi epidemiologjik në terren. Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara përkatësisht, 9 raste në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe Kamza me 3 raste, vatër familjare. Siç shihet, ka një rritje të rasteve në 24 orët e fundit, jo vetëm në numrin e rasteve të identifikuara por edhe shtrimet në spital janë shtuar. Në dy spitalet COVID, sot kemi 38 të shtruar nga të cilët 8 janë në terapi intensive."- tha Albana Fico, drejtore e ISHP.
Nga testimet e kryera që në fillim të epidemise janë kontatuar 820 qytetarë të infektuar, 70% e të cilëve e kanë fituar betejën me virusin.
LULJETA NDOKA
