Botë
Samiti online, BE-Ballkani Perëndimor, konfirmohen ndihmat për përballje me krizën
06.05.2020 10:01
Për shkak të pandemisë COVID-19, Samiti BE-Ballkani Perëndimor...

Për shkak të pandemisë COVID-19, Samiti BE-Ballkani Perëndimor, i parashikuar të mbahej në Zagreb, do të mbahet sot, në formën e një video-konference. Video-konferenca do të nënvizojë rëndësinë e marrëdhënieve unike BE-Ballkani Perëndimor në luftën kundër COVID-19.
Banka Evropiane e Investimeve ndan një paketë me vlerë prej mbi 3.3 miliardë euro për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor për të përballuar krizën e virusit Korona. Kjo paketë synon të mbështesë masat shëndetësore urgjente, si dhe të ndihmojë në rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike prej vështirësive të shkaktuara si rezultat i pandemisë COVID-19. Takimin do ta kryesojë presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Ai do të përfaqësojë BE-në së bashku me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Në Samit, do të marrin pjesë krerët e shteteve ose qeverive të vendeve anëtare të BE-së, udhëheqësit e 6 vendeve partnere në Ballkanin Perëndimor: Shqipëria, Bosnja, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.
