Botë
Covid-19, mbi 3.7 mln të prekur, 258 mijë viktima në botë
06.05.2020 11:06
Në botë, numri i përgjithshëm i viktimave nga virusi Korona është rritur në 258 mijë e 338...

Në botë, numri i përgjithshëm i viktimave nga virusi Korona është rritur në 258 mijë e 338, ndërsa të prekur numërohen 3 milion e 727 mijë e 802. Nga 195 vendet e prekura nga pandemia, Shtetet e Bashkuara mbeten në krye të listës së zonave më të prekura, ku numri i të infektuarve tejkaloi 1.2 milion, ndërsa vdekjet numërohen pothuajse në 71 mijë. Numri i personave që vdiqën gjatë 24 orëve të fundit në SHBA ishte 2 mijë e 333, më shumë se dyfishi krahasuar me një ditë më parë.
Mbretëria e Bashkuar është bërë vendi i dytë më i prekur nga pandemia, me 29 mijë e 427 vdekje dhe pasohet nga Italia me 29 mijë e 315, Spanja me 25 mijë e 613 dhe Franca me 25 mijë e 531.
Numri i infeksioneve po rritet gjithashtu në Amerikën e Jugut, ku tani ka më shumë se 15 mijë vdekje të lidhura me virusin Korona.
