Propozim-buxheti i plotësuar para deputetëve
16.10.2014 15:19
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në seancën e sotme do ta shqyrtojë propozim-buxhetin e plotësuar për vitin 2015........

Të ardhurat e përgjithshme në propozim-buxhet janë projektuar në 163 miliardë e 280 milionë denarë, gjegjësisht janë më të larta për pesë për qind, ndërsa shpenzimet janë më të larta për katër për qind dhe do të jenë 181 miliardë e 777 milionë denarë.
Bruto-prodhimi vendor është projektuar me rritje prej 4 për qind, inflacioni është 2 për qind, ndërsa deficiti buxhetor është më i ulët se ai i vjetshëm dhe është 3,5 për qind.
Në rend dite të seancës së 18-të është edhe Raporti i Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë për vitin 2014.
