Botë

Trump: Kovid-19 u prodhua në laborator

06.05.2020 17:48

Në Kosovë deri më tani janë regjistruar 856 të infektuar nga virusi Korona...

Në Kosovë deri më tani janë regjistruar 856 të infektuar nga virusi Korona, prej të cilëve 490 janë shëruar, ndërsa kanë ndërruar jetë 26 persona.
 
Siç bën të ditur Ministria e Shëndetësisë në Klinikën Infektive, në Prishtinë janë të hospitalizuar gjithsej 36 pacientë. Mbretëria e Bashkuar është bërë vendi me numrin më të lartë të vdekjeve nga virusi Korona në Evropë dhe e dyta në botës pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas të dhënave të Universitetit “John Hopkins”, në Mbretërinë e Bashkuar në total ka 29 mijë e 501 të vdekur, ndërsa Italia ka 29 mijë e 315 të vdekur. 
 
Në Itali, gjysma e të vdekurve janë në zonën e Lombardisë, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar përhapja është në të gjithë territorin. 
 
Në Spanjë është rritur sërish numri i të vdekurve si pasojë e virusit korona. Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, në 24 orët e fundit humbën jetën 244 persona për ta çuar bilancin total të në 25 mijë e 857 persona.  Kryeministrat e Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë kanë rëndë dakord të hapin kufijtë për qytetarët e njëri-tjetrit nga 15 maji.
 
Izolimi ndaj koronavirusit ka bërë që 122 milionë indianë të humbin punën në muajin prill, tregojnë të dhënat e Qendrës për Monitorimin e Ekonomisë së Indisë. Sipas saj, norma e papunësisë në Indi tani është 27.1 për qind. Të dhënat e reja tregojnë se papunësia në Indi është katër herë më e madhe se në SHBA. India ka afro 50,000 të infektuar me virusin Korona. 
 
Ndërkohë, shefi i Shtabit të Bashkuar të Armatës amerikane, gjeneral Mark Majlli deklaroi se ende nuk dihet nëse virusi korona rrjedh nga tregjet në Kinë, nga laboratori ose nga ndonjë vend tjetër.
 
Por, ai theksoi se virusi nuk është vepër e njeriut. Edhe eksperti amerikan për sëmundje infektive dhe anëtar i grupit të punës për Kovid-19 i presidentit të SHBA-së, Donald Tramp, mjeku Entoni Fauçi deklaroi se nuk ekziston bazë shkencore se virusi i ri korona është krijuar në laborator kinez ose se “ka ikur” nga laboratori pasi ishte marrë nga ndonjë deponi e egër. 
 
Por, presidenti amerikan, Donald Tramp, insiston se virusi ka dalë nga laboratori. Ai madje ka paralajmëruar se do të paraqes dëshmi për të vërtetuar këtë teori. Por Organizata Botërore e
Shëndetësisë thotë se nuk ka marrë kurrfarë dëshmi ose informacione me të cilat do të mbështeteshin zërat se Kovid-19 është krijuar në laborator, si dhe se dëshmitë të cilat i ka OBSH tregojnë për prejardhjen natyrore të Kovid-19.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU