Vazhdon kërkimi i alpinistëve të zhdukur

16.10.2014 15:35

Në Nepal, ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimin e alpinistëve të zhdukur pas stuhive dhe ortekëve, ku u vranë të paktën 20 njerëz........

Numri i të vdekurve pritet të rritet, pasi që është një numër shumë i madh i të pagjeturve, si pasojë e stuhisë së ashpër që goditi Indinë Lindore në fundjavën e kaluar.

Ekipet e shpëtimit janë fokusuar në zonën Thorang-La afër Annapurna, njëri ndër 10 malet më të larta në botë.

Vdekja e bjeshkatarëve ka ndodhur gjatë sezonit në Nepal, në 14 majat më të larta malore në botë, duke përfshirë edhe malin Everest.